Milani do t’ia japë më në fund rinovimin Maldinit, por Renato Sançez po “fluturon”!

Klubi italian është i përfshirë ende në kaosin e ndryshimit të pronësisë dhe kjo periudhë “e ndërmjetme” apo “e askujt” duket se mund t’i bëjë keq, të paktën për disa gjëra. Paolo Maldini është më pranë firmës me Milanin, veçse vonesa në konfirmimin e drejtorit sportiv po lë pasoja. “La Gazeta delo Sport” shkruan se objektivi i rëndësishëm kuqezi për të zëvendësuar Frank Kesien, pikërisht Renato Sançez, mund të mos vijë në Milano. Fjala është që për mesfushorin portugez po interesohet fort Paris SG, pasi drejtori i ri sportiv i francezëve, Kampos, dëshiron të bashkohët sërish me ish-lojtarin e tij. Nuk dihet se kur do të vijë firma e Maldinit dhe nëse ai do të ketë kohë për të vepruar në kohë, ndërsa edhe objektivi tjetër i Milanit, Kristjan Asllani, shkoi tek Interi.

Sfidanti.al