Paris SG, Barcelona, Mançester Junajtidi dhe Arsenali janë ata që e duan më së shumti, ndërsa 22-vjeçari bindi plotësisht këtë sezon. Vitinja është mesfushori i Portos që pati një meritë të madhe këtë sezon në fitoren e titullit në Portugali, dhe që nuk besohet se do të vazhdojë sërish në vendin luzitan. Futbollisti kërkohet nga katër klubet e mëdhenj të mësipërm e ndoshta në garë mund të hyjnë edhe të tjerë, me Paris SG që duket si më afër objektivit. Mësohet se Vitinja e ka refuzuar Junajtidin pikërisht për francezët, që duan ta kenë në ekip meqë nuk morën dot Çuamenin që zgjodhi Realin e Madridit. Jo më kot, Porto është cilësuar si një nga “fabrikat e talenteve” të Europës që vazhdimisht krijon yje.
Sfidanti.al