E përditshmja “Marka” e Madridit është shumë e informuar dhe e shkruan pa hezimit. Sheikët e Katarit i ofruan sulmuesit të Realit një shifër tepër të lartë për ta bërë lojtar të tyrin tek Paris SG. Al Helaifi, sipas “Markës” ishte gati t’i jepte Vinisiusit 40 milionë euro rrogë në vit, si dhe një shumë të majme në momentin e firmës, por sipas saj sulmuesi refuzoi. E përditshmja spanjolle i referohet emisionit shumë të ndjekur “El Çiringito”, ndërsa shton se rroga prej 40 milionë eurosh është 12 herë më shumë sesa Vinisiusi merr aktualisht në “Bernabeu” dhe 4 herë më shumë sesa ai do të paguhet me kontratën e ardhshme. Një gjë nuk dihet, nëse Al Helaifi e kërkoi Vinisiusin tek PSG-ja përpara apo pasi arriti marrëveshjen për rinovim me Kilian Mbapenë!
Sfidanti.al