Guardiola refuzon komentin e shortit: Mendjen dhe zemrën tek Reali!

Kjo, jo sepse ka qenë rivali I tij më I madh, duke qenë katalanas, por sepse do ta ketë sërish përballë, përpara sesa të luajë çerekfinalet e mundshme të Championsit. Pep Guardiola refuzoi të komentonte shortin e Ligës së Kampionëve, ku ekipi I tij mund të ndeshet me Juventusin (ose Lionin) në katërshe. “Mendja dhe zemra ime janë të përqëndruara vetëm në një gjë, tek Reali, – tha ai, – ndoshta në këtë klub nuk ka njeri që ta njohë më mirë Realin sesa unë, dhe unë e di se çfarë potenciali ka kjo skuadër. Shortin e pashë 2-3 orë pasi u hodh, por mund të them se më përpara ne kemi ndeshjen ndaj Brajtonit, pastaj Arsenalin, ndërsa në mendjen time është vetëm Madridi”. Pep me siguri ka edhe një mendim tjetër në mendje, dhe një ndjenjë në zemër, atë që Mançester Siti të dalë I pafajshëm nga KAS-i I Lozanës, pra të mos jetë I përjashtuar 2 vjet nga Championsi, siç vendosi UEFA.

Sfidanti.al