Guardiola: Nëse humbasim dy pikë, Liverpuli shpallet kampion

Ekipi i tij fitoi në mënyrë të rëndësishme 3-0 ndaj Brajtonit, por gjithsesi trajneri katalanas është mësuar t’i bjerë “trumpetës”. Pep Guardiola nuk mund të kënaqet nga një sukses sado i bukur apo i merituar, dhe hedh sytë tek sfida e ardhshme. Gjëja kryesore, lidhur me Premier Ligën, është gara për titullin dhe Liverpuli është vetëm 1 pikë prapa. “Ne e dimë se nëse humbasim 2 pikë, Liverpuli shpallet kampion, – tha trajneri i Mançester Sitit, – nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, shpallemi kampion ne. Do të provojmë t’ia dalim, nëse jo, do të përgëzojmë Liverpulin”. Ndaj Brajtonti në “Etihad” nuk ishte e lehtë dhe golat erdhën pas pushimit me autorë Rijad Mahrezin në 53’, Fil Fodenin në 65’ dhe Bernardo Silvën në 82’. Ruben Dias luajti disa minuta, por Xhon Stouns pati probleme fizike, ndërsa afron ndeshja ndaj Realit në Champions. Siti ka 77 pikë nda 76 të Liverpulit kur duhen edhe 6 javë deri në mbyllje të Premier Ligës.

Sfidanti.al