Nga bronzi tek argjendi, Ariol Zeneli nënkampion i Europës në boks!

Një vit më parë arriti gjysmëfinalet dhe ishte padyshim një sukses i madh për të dhe për Shqipërinë. Gjithsesi, Ariol Zeneli nuk ishte plotësisht i kënaqur nga vetja dhe vendosi të bënte më shumë në Sofie të Bullgarisë ku mbahet Kampionati Europian i boksit për të rinj. Kampioni shqiptar pas 3 fitoreve radhazi arriti finalen e madhe duke u mundur me pikë nga boksieri nga Gjeorgjia, Gor Ajvazian. Vetë rezultati i dhënë nga gjyqtarët flet për luftën e fortë në finalen e peshës deri 51 kg: 28-29, 29-28, 28-29, 28-29 dhe 28-29. Në total, 141-144! Një sukses i madh për boksin shqiptar që mori medalje edhe në Kampionatin Botëror për të rritur në Beograd, me Alban Beqirin.

Sfidanti.al