Një numër i madh mediumesh ishullorë transmetonlajmin se Mançester Siti ka konktatuar me Monakon, së cilës i ka bërë të ditur se është gati që t’i japëklubit “princëror” po aq, sa jep edhe Reali i Madridit, 180 milionë euro (160 milionë sterlina), madje, edhe më shpejt sesa ky i fundit, për futbollistin e supertalentuar 18-vjeçar, Kilian Mbape. Sipas mediumeve, Pep Guardiola do që “t’ia vjedhë” futbollistin e ri francez Realit dhe se Siti, tanimë, ka kontaktuar me Monakon, së cilës i kabërë të ditur seështë gati që të paguajë 180 milionë euro për Mbapen, duke barazuar, kështu, ofertën e klubit “mbretëror”.
Klubi i “Etihadit’ beson se Reali nuk i ka, tani, mjetet financiare të nevojshme për marrëveshjen e re dhe se madridasve do t’u duhet që të shesin edhe Garet Bejlin, kështu që reagoi me shpejtësi “për t’ia marrë në kthesë” klubit “mbretëror”, pra për t’i marrëKilian Mbapen. Në fakt, Siti nuk e ka ndonjë problem të madh që të nxjerrë nga “qesja” edhe 160 milionë sterlina të tjera, ndërkohë që, deri tani, ai ka prishur mbi 200 milionë sterlina.
Sfidanti.al