Konfirmohet ankthi për Djokovic, mbyllet sezoni për tenistin serb

Novak Djokovic nuk do ta shohim më në fushën e lojës për këtë vit. Tenisti serb, fitues i 12 turneve Grand Slam do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të pësyar në brryl. ish numri 1 i botës që në turneun e Ëimbledonit nuk mundi dot të përfundojë ndeshjen me berdych deklaroi se vuante nga ky dëmtim prej më shumë se 18 muajsh duke vënë në ankth edhe mjekun e skuadrës së Kupës Davis, Milikovic, frika e të cilit jo vetëm u konfirmua, por koha e riaftësimit të 30 vjecarit rezultoi më e gjatë nga sa ai kishte parashikuar. kjo do të thotë se Djokovic nuk do të marrë pjesë në US Open që do të nisë në 28 gusht dhe ku ai ka triumfuar në 2011 e 2015. ky dëmtim i jep fund serisë së 51 ndeshjeve radhazi të luajtura nga Djokovic në turnetë Grand Slam

sfidanti.al