Heq dorë nga karriera për të shpëtuar jetën e nipit të tij; historia e futbollistit Lulo Benitez.

Dashuria për familjen ekziston ende në këtë botë materialiste. E vërteton këtë historia e futbollistit argjentinas Lulo Benitez që vendosi t’i japë fund karrierës së tij, për të shpëtuar jetën e nipit të tij, Milo që është 9 muajsh duke dhuruar një pjesë të mëlcisë së tij. Lulos nuk iu desh që të mendohej 2 herë dhe iu nënshtrua një operacioni të transplantit të mëlçisë që do t’i jepte jetën nipit të tij. ‘Shëndeti i nipit tim qëndron përpara karrierës sime. Askush dhe asgjë nuk është më i rëndësishëm se ai-tha Benitez në një intervistë për CNN-Jemi një familje e bashkuar, jemi 3 vëllezër. U thashe se nuk kam asnjë dyshim për këtë transplant, imagjinoni allegrine, lumturinë dhe lehtësinë e tyre sepse Milos i dhashë një mundësi jete’.

Milo kishte një sëmundje të tillë nga e cila mund të shpëtonte vetëm me anë të transplantit të mëlcisë. Nëna e tij  nuk e bënte dot, pasi më parë ishte operuar në zemër, ndërsa të dhënat e të atit nuk përputheshin me te tijat, por ato të Lulos po. Operacioni ishte i komplikuar dhe zgjati 7 orë për Lulon e 12 orë për vogëlushin, por ajo që ka më shumë rëndësi është se gjithcka shkoi mirë dhe se Milo shpëtoi. Lulo Benitez kujton takimin me nipin e tij pas operacionit duke thënë: Ishte takimi më emocionues i jetës sime. Por jeta i rezervoi një tjetër surprtizë të këndshme Lulo Benitez, që shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

sfidanti.al