Reali i Madridit dhe Mançester Junajtidi zhvilluan, në kuadrin e turneut amerikan, një ndeshje përgatitore që u fitua nga klubi anglez me penallti. Rezulati, sigurisht, që nuk ka ndonjë domëthënie të madhe për Zidanen dhe presidentin e Realit, Perez, duke pasur parasysh se fjala ishte për një formacion të kombinuar, kulojtarët zëvendësonin njëri-tjetrin, por, sidoqotë, një episod i vogël në tunel e zemëroi “oborrin mbretëror” spanjoll. Pikërisht, Murinjo dhe Bejli zhvilluan, atje, një bisedë të shkurtër, sikurse shkruajnë mediumet në Spanjë dhe Angli që shtojnë se trajneri portugez akoma nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta sjellë Bejlin në Old Traford. Thuhet se Murinjo i tha me shaka Bejlit në tunel: “Unë nuk mund të të blej dot, ty, pasi, ti, nuk do që të flasësh!”.
Perezi, ndërkohë, ka bërë të ditur se nuk do që t’ia shesë Bejlin Junajtidit, për shkak të situatës që ukrijua para dy vitesh me portierin De Gea. Kjo ishte edhe aryeja që Alvaro Morata përfundoi te Celsi dhe jo te Junajtidi. Media shkruan se mundësia që Bejli të shkojë në Mançesterështë pothuajse zero. Vetë Bejli thotë se është i kënaqur te Reali.
Sfidanti.al