Guardiola cakton “stekën” për titullin: Mund të na duhen 96 pikë!

Këtë shifër nuk e nxorri kot nga mendja trajneri i Mançester Sitit. Pep Guardiola është i bindur se skuadrës së tij do t’i duhen pikërisht aq shumë pikë, 96 e më tepër, për të mbrojtur titullin e fituar vjet. Tekniku katalanas bën llogari që Liverpuli t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura (njëra prej të cilave në fushën e Sitit), dhe të arrijë pikërisht në 96 pikë. Në këtë mënyrë, kampionëve u duhen më shumë. “Diferenca që ne kemi me Liverpulin nuk është asgjë, – tha Pepi, – asgjë nuk është! Ne duhet të fitojmë shumë, shumë ndeshje, më shumë se 90 pikë, ndoshta 95 apo 96 që të dalim kampionë. Jam shumë i sigurt për këtë”. Siti luan sot në fushën e Noruiçit, ndërsa Liverpuli është nesër në fushën e Bërnlit, ndërsa diferenca mes dy ekipeve është 9 pikë, por të kuqtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Sfidanti.al