Në fazën e parë fitoi 7-0, dhe mund t’ia dalë përsëri, por ka shumë nevojë t’u japë lajme të mira tifozëve sidomos në prag të rifillimit të Championsit. Bajerni luan sot në 15:30 në fushën e Bohumit dhe tifozët si edhe analistët presin disa përgjigjë. Së pari, si do të jetë ekipi pa Manuel Nojerin dhe me Ulrihun në portë? A do ta shënojë Levandovski golin e 25-të këtë sezon në Bundesligë, në ndeshjen e tij të 22-të? Po ashtu, Bajerni po i afrohet 70 golave këtë sezon në kampionat, dhe sipas ritmit që ka pritet të kalojë shifrën e 100 rrjetave në 34 ndeshje, për të dytën herë në 3 sezonet e fundit. Bavarezët kryesojnë me 52 pikë, 9 më shumë sesa Dortmundi.
Sfidanti.al