Në Nju Jork, kjo gjë nuk ekziston më me largimin e Xhejms Hardenit. “Mjekra” u transferua tek Filadelfia dhe Netsat morën Sajmonsin, ndërsa në Los Anxhelos nuk ka ndryshuar asgjë. Ky sezon ka treguar deri tani se investimet për të krijuar “treshet e mëdha” nuk kanë sjellë përfitime. Lejkërsat i kanë ende të mëdhenjtë, Lebron Xhejms, Entoni Dejvis dhe Rasëll Uestbruk, por skuadra ndodhet në rrezik të eleminohet e të mos shkojë në plej of. Kjo, pavarësisht sezonit të shkëlqyer të Lebronit, njërit prej më të mirëve në karrierë. Tek Bruklini, rënia ndodhi javët e fundit me 8 humbje radhazi, ndërsa Hardeni e pati të vështirë të ambientohej me faktin se nuk mund të luante me rregullsi në krah të Durantit dhe Irvingut. Kjo për shkak të Kovidit dhe dëmtimeve.
Sfidanti.al