Guardiola: 13 pikë prapa? Liverpuli është sërish rivali ynë kryesor!

Për momentin, kryesuesi i kampionatit anglez quhet Arsenal, me “topçinjtë” që më në fund po tregojnë frytet e punës së gjatë të trajnerit Mikel Arteta. Gjithsesi, Pep Guardiola mendon se nuk do të jenë londinezët rivalët e vërtetë për titull. Mançester Siti mund të jetë 1 pikë prapa Arsenalit dhe 13 pikë mbi Liverpulin, por tekniku katalanas vlerëson pikërisht ekipin e Klopit si më të rrezikshmin. “Në Premier Ligë mund të ndodhë gjithçka, – thotë ai, – opinion im për Liverpulin është që asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht renditjes. Vjet, Liverpuli pothuaj i fitoi të 4 titujt, i humbi dy për fare pak gjë. Ata kanë qenë gjithnjë, janë dhe do të jenë rivalët tanë”. Dy skuadrat ndeshen në “Anfild” të dielën në derbin e kësaj epoke në kampionat.

Sfidanti.al