Si të mos rinovojë Fodeni kur Siti “të godet” me mbi 200 000 paundë në javë!

Kontrata të tilla japin vetëm ata që kanë fuqi të madhe financiare, një Real, një Bajern, por edhe një Mançester Siti. Pep Guardiola ka siguruar edhe për disa vjet shërbimet e një talenti të pastër dhe të shkëlqyer si Fil Foden që ka rinovuar kontratën me klubin. Sipas mediave britanike, kampionët i kanë dhënë një akord financiar prej mbi 200 000 paundësh stërlina në javë, ndërsa në moshën 22-vjeçare ai është titullar i përhershëm i Sitit, një nga “furnizuesit” kryesorë të Halandit, por që edhe shënon vetë. Kontrata e re është 5-vjeçare, pra deri në 2027, dhe Fodeni shprehet i lumtur që do të vazhdojë në ekipin e tij të zemrës.

Sfidanti.al