Lajm i madh për tifozët e Bajernit që ylli i Gjermanisë është një lojtar krejt tjetër sot. Leroi Sane ishte një njeri që u duk se po shkonte kot karrierën tek Mançester Siti, sepse thuajse asnjëherë nuk po e jepte maksimumin, dhe kjo gjë u duk se po vazhdonte edhe në Mynih. Gjithsesi, futbollisti i krahut, që është ende i ri, ka ndryshuar këtë sezon. Nuk dihet nëse e kanë ndihmuar skemat apo fjalët e trajnerit Julian Nagelsman, ato të trajnerit të Gjermanisë, Hansi Flik, apo thjesht pjekuria i ka ardhur pak me vonesë. Siç shkruan një media në Bavari, “Saneja e ka qepur zemrën këtë sezon tek stema e klubit në fanelë”.
Sfidanti.al