Liverpuli u përpoq ta merrte në verë, por nuk u arrit ndonjë akord. Lajpcigu kërkoi shumë dhe trajneri Jurgen Klop nuk deshi të shpenzonte aq, ndaj edhe Konrad Laimeri vazhdoi të luante me ekipin e Red Bullit në Bundesligë. Gjithsesi, verën që vjen situata do të ndryshojë pasi Laimeri do të përfundojë kontratën, të cilën nuk besohet se do ta rinovojë. Kështu veprohet zakonisht në Gjermani, dhe Bajerni është me derën hapur për ta marrë. Raportet nga Bavaria janë që Laimeri është i prirur të kalojë në “Alianc Arenë”, me Bajernin që nuk do të shpenzojë asgjë për kartonin, por që pritet t’i japë një kontratë të madhe.
Sfidanti.al