Vetë trajneri e hedh poshtë këtë lajm të gazetave, duke thirrur me të madhe në konferencën e shtypit se “lojtarët nuk i kam kundër”. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sporti”, “Tutosporti” apo “Il Korriere delo Sporti” nuk gabojnë lehtë dhe diçka ka tek Juventusi. Sipas tyre, futbollistët nuk ishin aspak dakord me trajtimin që iu bë, duke i mbyllur në “internim”, pra në grumbullim. Besohet se janë ata kryesorët që janë ofenduar më shumë. “Juventusi, dimri i madh, – shkruajnë mediat, – skuadra kundërshton grumbullimin dhe Alegrin”. Bonuçi nuk pritet të luajë, ndërsa Kieza, Pogba e të tjerë mbeten të dëmtuar. Di Maria nuk do të jetë për 20 ditë, ndërsa shpreson të paktën të jetë në Kupën e Botës bashkë me Mesin e Lautaron. Pa argjentinasin, Juvja nuk është e njëjta dhe nuk dihet nëse Kostiç e Milik do ta bëjnë dot punën e tij. “Juve, – vazhdojnë mediat, – si do të arrish sërish të krijosh një cikël fitues dhe të mos të turpërosh më veten?”
Sfidanti.al