Madhështor italiani Gana, pas rekordit të orës vendos rekordin “e ndjekjes”!

Është gjithashtu shifër e re botërore, si dhe është titull botëror në çiklizëm. Filipo Gana nderoi sportin dhe Italinë e tij në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Paris duke fituar një tjetër medalje të artë në karrierë, e duke vendosur rekordin e rruzullit në garën që quhet “e ndjekjes” me 3’59”636, me një shpejtësi mesatare thuajse të pabesueshme prej 60.091 km në orë. Ai përshkoi 4 km duke qenë i paprekshëm. Koha e mëparshme, 3’59”930 ishte vendosur në lartësinë e Meksiko Sitit nga Eshton Lambi (Ashton Lambie).

Sfidanti.al