Testi do të jetë tepër i fortë, ndërsa ai këta muaj nuk është se ka bindur edhe aq. Virgil Van Dajk, njeriu që për sezonet e fundit është cilësuar si qendërmbrojtësi më i mirë në botë, ka krijuar shumë dyshime dhe ka marrë shumë kritika. Këtë të diel në 17:30, holandezi do të ketë një sfidë të vështirë, ndoshta më të fortën e sezonit, pasi përballë tij do të jetë Erling Halandi. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, konfirmoi se sulmuesi norvegjez është i gatshëm për derbin në “Anfild”, ndaj edhe Van Dajku duhet të bëhet gati. Siç thotë ish-trajner dhe ish-lojtari i Liverpulit, Graem Sunes, sot analist, “ky është rasti që ai të tregojë veten dhe të heshtë kritikët”. Van Dajku do të jetë të dielën me “mision” në “Anfild”.
Sfidanti.al