Mediat bavareze shkruajnë se një tjetër talent pritet të largohet nga Mynihu. Shqiptari nga Kosova, me emrin boshnjak Arijon Ibrahimoviç, është cilësuar si futbollist shumë i mirë dhe me të ardhme, por nuk po gjen vend në ekipin e parë të Bajernit. Kjo bërë që Ibra shqiptar të ndihet i mërzitur dhe i lënë pas dore ndaj po kërkon për një ekip tjetër të Bundesligës, sepse nuk ka dëshirë të japë kontribut vetëm për Bajernin II. Në të vërtetë, Arijoni është vetëm i ri, vetëm 16 vjeç, por pretendimet sot nisin shumë shpejt. “Ibrahimoviçi ka oferta dhe ka pasur edhe më parë”, – informon “Sport1”.
Sfidanti.al