Grizmani “pa dorashka”: Unë jam në nivelin e Ronaldos dhe Mesit!

Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, konsideron se ai ndodhet në majën e futbollit botëror së bashku me futbollistët e tjerë më të mirë të së tanishmes. Në fakt, Grizmani la mbas vetes një sezon të shkëlqyer, ndërsa me Atletikon ai fitoi Ligën e Evropës dhe në përbërje të Francës ai u shpall kampion bote dhe, si në njërin konkurrim, ashtu edhe në tjetrin, ai ishtë një nga më të merituarit për të dy trofetë e fituara.
“Mendoj se unë i përkas majës më të lartë të futbollit botëror, së bashku me Ronaldon dhe Mesin. Nuk jam tamam si ata, por unë mund të përmirësojem edhe më. Dua që të bëhem një lojtar i kompletuar, unë nuk mund të shënoj 50 gola për sezon, por i ndihmoj shokët e mi dhe ekipin tim”, i deklaroi ky sulmues francez gazetës spanjolle “As”. Ai, në realitet, nuk është në rrethin e ngushtë të lojtarëve që parashikohet që të fitojnë “Topin e artë”, por ai nuk dyshon se një ditë ai do të arrijë deri atje.
Sfidanti.al