Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve sapo nisi dhe Reali i Madridi do të përpiqet që ta mbrojë titullit e kampionit të Evropës, por, megjithatë Reali i Madridit ende është pa një kapiten të sigurt, ndërkohë që presidenti i tij, Florentino Perez, ka përballë katër kandidatë. I pari midis të barabartëve është Serhio Ramos, ndërkohë që mbas tij në radhë janë Marselo, Benzema dhe Varan. Futbollistit të ri francez, Varan, iu bë nderi i madh që të jetë kandidat për kapiten të ekipit kampion evropian mbas largimit të Kristiano Ronaldos.
Interesant është fakti se ky privilegj nuk iu bë Luka Modriçit, por, siikurse duket, te ky vendim ka ndikuar përpjekja që ai bëri gjatë verës që të largohej nga Reali dhe të shkonte tek Interi i Milanit. Modrçi është kapiten i përfaqësueses kroate, nënkampione e botës, dhe ka shumë përvojë në këtë drejtim.
Sfidanti.al