Grizmani drejton gishtin e turpit nga FIFA, s’ka francez tek 3 më të mirët!

Mbas ndeshjes së Ligës së Kombeve që Franca e fitoi 2-1 ndaj Holandës, në stadiumin “Stad de Frans” me afro 80 000 spektatorë u krijua një atmosferë e ndezur sportive, pasi përfaqësuesja franceze zhvilloi ndeshjen e parë mbas fitimit të Botërorit të Rusisë para publikut vendas.
Mbas ndeshjes, sulmuesi kryesor i Francës, Antoan Grizman, i nxitur edhe nga situata e ndezur në stadium vendosi që ta drejtoi gishtin drejt FIFA-s, duke e fajësuar atë se midis tre lojtarëve më të mirë që u zgjodhën në Mundialin e Rusisë asnjë prej tyre nuk ishte francez, ndërkohë që Franca fitoi kampionatin botëror.
“E kam thënë një herë, por, tani, i nxitur nga situata këtu në stadium dua të përsëris sesi ka mundësi që midis tre lojtarëvë që FIFA ka shpallur si më të mirët në Botëror asnjë nuk është francez, ndërkohë që ne jemi fitues të titullit kampion të botës? Por, neve nuk na mbetet asgjë tjetër, veçse të vazhdojmë të luajmë dhe të fitojmë në fushë”, tha Grizmani.
Sfidanti.al