Xhon Terin do quhej i çmendur, po të mos kishte pranuar ofertën e Zenitit!

Ish-kapiteni i përfaqësueses së Anglisë dhe të Çelsit Xhon Teri nënshkroi, së fundimi, me Spartakun e Moskës një kontratë njëvjeçare, në bazë të së cilës ai do të marrë tre milionë sterlina gjatë gjithsej nëntë muajve që ai do të luajë me këtë klub legjendar rus.
Sigurisht që tre milionë sterlina për nëntë muaj është një shumë tepër e madhe për këtë futbollist 37-vjeçar që ndodhet prej kohësh larg formës së tij më të mirë sportive.
Xhon Teri do të marrë pjesë me Spartakun në Ligën e Evropës dhe, nëse klubi i tij i ri arrin deri në fazën nokaut, nuk përjashtohet mundësia që Spartaku të përballet me ish-ekipin e Territ, Çelsin.
Sfidanti.al