“Garë” mes ekipeve të Londrës, Çelsi e Arsenal duan “yllin” ganez

“Topçinjtë” e Arsenal dhe “blutë” e Çelsit, mund të konsiderohen si dy ndër ekipet që kanë bërë lëvizjet më të bujshme këtë merkato dhe me fraksionin e transferimeve akoma të hapur, mund të ketë sërish kalime lojtarësh te këto dy ekipe.

Kësaj here bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Ajax, Muhamed Kudus, i cili pëlqehet shumë, si nga tekniku i Çelsit, Mauricio Poketino, por dhe nga ai i “topçinjve”, Mikel Arteta. Mirëpo, nëse në rastin e “bluve”, këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paundët e kërkuar nga holandezët e Ajaks për kartonin e ganezit, “topçinjtë” fillimisht duhet të shesin “bomberin” Folarin Balogun e mbrojtësin e krahut Kieran Tjerni, për të përballuar këtë transaksion.

 

sfidanti.al