Italianët e Xhenoas kanë kaluar shumë “legjenda” të sulmit argjentinas në radhët e tyre, si Hernan Krespo e Diego Milito dhe tani mesa duket do t’i bashkohet dhe një tjetër “bomber” i ri, i cli kërkohej nga jo pak klube në Evropë.
Bëhet fjalë për sulmuesin italo-argjentinas të Boka Xhuniors, Mateo Retegui, i cili që prej ditës së sotme është pjesë e skuadrës së Xhenoas, me këta të fundit që derdhën në arkat e kampionëve të Argjentinës plot 12 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset. Përsa i përket lojtarit, Retegui do t’i bashkohet klubit më të vjetër në Itali, teksa ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në qershorin e vitit 2028, ndërsa për pagën akoma nuk është zbuluar ndonjë detaj.
sfidanti.al