“Fukarallëk, maskarallët”: Barcelona po vuan për Arauhon e Gavin!

Natyrisht, është pak e tepruar që kjo fjalë të përdoret në këtë situatë, pasi në “Kamp Nou” askush nuk po vuan për bukën e gojës, por thjesht po llogarisin sesa milionë euro duhet të fitojnë në vit. Gjithsesi, si parim ekziston ajo që nëse një klub është në krizë financiare, atëherë ai nuk është aq tërheqës qoftë edhe për ata lojtarë që vazhdimisht premtojnë besnikëri apo puthin stemën. Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona po has vështirësi për të siguruar rinovimin e kontratës me dy nga lojtarët e rinj të talentuar kryesorë, që përbëjnë bazën e projektit të trajnerit Ksavi. Flasim për Ronald Arauhon dhe Gavin, i pari një nga shtyllat e mbrojtjes për të ardhmen (dhe të tashmen), dhe i dyti një nga shtyllat e mesfushës. Problem nuk është thjesht se Arauhon e do Reali, por sepse në lojë hyjnë Çelsi apo Man. Junajtidi, dhe kështu do të ndodhë edhe për Gavin. Për fatin e saj të keq, Barça i ka duart e lidhura për momentin dhe thjesht mund të premtojë shumë miliona “kur të çlirohet Shqipëria”.

Sfidanti.al