Klopi: Liverpuli beson tek titulli, të tjerët le të mos besojnë nëse nuk duan!

Fitorja 3-0 ndaj Brentfordit ishte e rëndësishme sepse u arrit pa Salahun dhe Manenë. Dyshja kryesore e sulmit është në Kupën e Afrikës, ndërsa të kuqtë duhet të bëjnë pa ta. Suksesi bëri që Liverpuli të jetë tani 11 pikë prapa Mançester Sitit, duke pasur një ndeshje më shumë në dorë, pra maksimumi mund të afrohen në 8 pikë. Trajneri Jurgen Klop theksoi se në një sezon jonormal, ekipi i tij duhet të bëjë trimërinë më të madhe për të fituar titullin. “Kjo nuk është situata për të folur për luftë për titull, – tha ai, – jemi 11 pikë prapa me një ndeshje në dorë. Por, nëse do të ishit pjesë e jona do të kuptonit sesi ndihemi dhe do të lumturoheshit me atë që do të bëjmë ne. Ne do të japim maksimumin për gjithçka. Ne jemi gati për të bërë gjithçka. Në një botë normale kjo nuk mund të ndodhë, por çfarë gjëje normale ka mbetur? Do të bëjmë pjesën tonë, nuk ka tjetër për të bërë”. Fabinjo, Okslejd-Çembërlend dhe Minamino shënuan golat, por Okslejd-Çembërlen u dëmtua.

Sfidanti.al