Nejmari është mbreti i kontratës për këpucët e futbollit!

Superylli brazilian mund të jetë i dëmtuar, ndërsa po djersit shumë për të qenë gati për ndeshjen e parë të Championsit ndaj Realit, por kur vjen puna tek suksesi financiar nuk është aspak keq. Mediat britanike shkruajnë se Nejmar ka kontratën më të madhe ndër lojtarët e sotëm në futboll kur vjen puna për këpucët që vesh në ndeshje. Ai ka kontratë me Pumën me vlerë 28 milionë euro, duke lënë në vend të dytë Lionel Mesin që ka kontratë prej 22 milionë eurosh me Adidasin. Kristiano Ronaldo është në vend të tretë me 20 milionë euro që merr për këpucët nga Najku (Nike), ndërsa në vend të katërt është Kilian Mbape me 17 milionë euro, po ashtu nga e njëjta kompani amerikane.

Kontratat e këpucëve

Nejmar    28 milionë euro

Mesi        22 milionë euro

Ronaldo  20 milionë euro

Mbape    17 milionë euro

Sfidanti.al