Le ta dëgjojnë ish-kapitenin dhe njeriun që fitoi edhe Championsin me ta. Stefan Efenberg është një personalitet për Bajernin dhe futbollin gjerman, e gjykimi I tij për klubin në “Zebener Shtrase” është që duhet të vazhdojë me këtë “kurs” që ka tani. Diskutimi I madh është lidhur me Robert Levandovskin, pra nëse në moshën 33-vjeçare duhet të meritojë një rinovim kontratë që përfundon në 2023. Natyrisht, është edhe aspekti tjetër nëse sulmuesi polak dëshiron të vazhdojë në “Alianc Arenë” apo jo.
“Nuk mendoj se është ide e mirë që Bajerni të marrë Halandin, – tha Efenbergu, – nuk ka kuptim. Bajerni duhet të vendosë gjithçka mbi “kartën Levandovski” dhe të synojë që kontrata e tij të zgjatet përtej vitit 2023. Lojtari më I mirë I vitit në botë nuk ka treguar asnjë ulje niveli, pra ai duhet të vazhdojë të marrë rrogën që merr sot”. Levandovski thuhet se merr 25 milionë euro në vit. Sa për Halandin, Efenbergu thotë se “paketa do të ishte 350 milionë euro, plus duket se Bajerni po e ndjek me gjysmë zemre, por nuk ka suksese për plane që bëhen me gjysmë zemre”.
Sfidanti.al