Ndeshja në fushë ishte një fitore për ekipin që nuk luante, për Paris SG, sepse Olimpiku i Marsejës u ndal në “Velodrom” në barazim 1-1 nga Lila. Kampionët e Francës treguan krenarinë e tyre, ndonëse në fund fitorja u shpëtoi nga duart, porse kjo sfidë u nxi paksa nga veprimi i mesfushorit portugez, Renato Sançez. Lojtari i Lilës u zemërua shumë kur u zëvendësua nga trajneri, dhe ndërsa shkoi drejt stolit u tall nga tifozët marsejezë. Ai nuk duroi dot, por u tregoi atyre gishtin e mesit, por për fat nuk pati pasoja me trazira të dhunshme. Frika mbetet tepër e madhe në Francë sepse sezoni ka qenë i njollosur nga shumë sherre të tilla, me ndeshje të ndërprera dhe me pikë të hequra për ekipet.
Sfidanti.al