E pohon interesimin, duke i rënë drejt, edhe pse e bëri një “dredhë”në fund. Bepe Marota, ish-drejtuesi i Juventusit, nuk e hodhi poshtë përpjekjen për të marrë për Interin Paulo Dibalën. “Përpjekjet duhen bërë, – tha drejtuesi i sotëm zikaltër, – por, nuk duhet të harrojmë se ne kemi 4 sulmues të fortë”. Interi ka Xhekon, Lautaron, Aleksis Sançezin dhe Korrean. Gazetarët e ngacmuan Marotën duke e pyetur se mos ishte ai, miku që Dibala po kërkonte me sy në stadiumin e Torinos pas golit ndaj Udinezes. “Jo, nuk isha unë, – tha Marota, – unë isha duke e parë ndeshjen në shtëpi”.
Sfidanti.al