Edhe legjenda gjermane nuk ngurroi të bënte zgjedhjet e tij, ndërsa i kërkohet si analist që punon prej vitesh. Njeriu që nuk pranohet tek Bajerni as si “kopshtar” ndërtoi formacionin e Kampionatit Europian, dhe në disa nga pozicionet ishte ndryshe nga përzgjedhjet e UEFA-s. Konkretisht, ai vendosi në ekip Kielinin, Kantenë dhe Olmon, ndërsa la jashtë p.sh. Bonuçin e Italisë. Formacioni i Mateusit: Donaruma (Itali), Spinacola (Itali), Megajer (Angli), Kielini (Itali), Uolker (Angli), Kante (Francë), Jorginjo (Itali), Olmo (Spanjë), Stërling (Angli), Kieza (Itali), Kejn (Angli).
Sfidanti.al