“El Çiringito” tallet: Kur Mbape të shohë Militaon, Vajehon, Vinisiusin, do thotë: Ç’bëj unë këtu?!

Dikur flisnim për Realin e Madridit që kishte Kristiano Ronaldon, Di Marinë, Benzemanë ende të ri, Garet Bejlin në formë të madhe, Ramosin, Marselon, Modriçin e ri dhe Krosin gjithashtu të ri. Ato kohë kanë ikur pasi CR7 e Ramos janë larguar, Marselo, Bejl janë hija e vetvetes ndërsa Modriç, Kros e Benzema ende janë të shkëlqyer, por janë pak dhe janë të vjetër. Për këtë arsye, në emisionin “EL Çiringito” në “Kadena Ser” u tallën me projektin e tanishëm. “Kur Mbape të vijë tek Reali dhe të shikojë Militaon, Vajehon apo Vinisiusin, do të thotë me vete se “çfarë bëj unë këtu?” Tek Paris SG sot ka kaq shumë lojtarë të mëdhenj”.

Sfidanti.al