Mbiemri i tyre është Xhejms, dhe tashmë do të jenë dy njerëz që do ta mbajnë duke pasur të veshur fanelën blu të Bluve të Londrës. Risi Xhejms, mbrojtës i djathtë i Çelsit dhe i Anglisë, do të ndihet edhe më shumë si në familje në “Stemford Brixh” sepse me të është bashkuar e motra, Loren. Sulmuesja 20-vjeçare ka qenë pjesë e Mançester Junajtidit, ku shkoi që nga Arsenali në 2017, ndërsa ka nënshkruar një kontratë që vendos një rekord të ri në futbollin e femrave në Britaninë e Madhe. Rroga e saj vjetore do të jetë 200 000 paundë stërlina, që do të thotë rreth 230 000 euro.
Sfidanti.al