Nuk eshte vetem rregulli i Fair Play Financiar qe fut ne telashe UEFA. Football Leaks zbulon dokumenta te reja sipas te cilave qeveria e futbollit evropian ka bere pagesa ne drejtim te klubeve me te rendesishme per te evituar krijimin e Superliges Evropiane qe do te vinte ne hije kompeticionet e organizuara nga UEFA.
Gjithcka u publikua nga ‘L’Espresso’ ne bashkepunim me ‘Der Spiegel’ ku theksohej se Superliga Evropiane ishte nje kercebim jo vetem per Champions League e Europa League, por edhe per vete kampionatet. Sipas dokumentave te publikuara, klube si Real Madrid, Barcelona, Mancester Junajtid e Siti, Bajerni, Celsi, Liverpul, PSG, Juventus e Milan ishin duke ia arritur qellimit te tyre. Madje u arrit deri aty sa te projektohej nje NBA evropiane qe do t’u lejonte klubeve qe te negocionin direkt me sponsoret. Per te evituar kete, UEFA rriti perfitimet per klubet e medha duke penalizuar skuadrat e tjera.
Sipas dokumentave te zoteruar nga Football Leaks te publikuara nga Der Spiegel, ne vitin 2021 Liga e Kampioneve nuk do te ekzistonte me, nese gjerat do te shkonin sipas projektit. Ne vend te ketij kompeticioni, 11 klubet me te mire te Kontinentit te Vjeter do te krijonin pikerisht Superligen ku te ftuar do te ishin edhe 5 skuadra te tjera; Inter, Atletiko Madrid, Roma, Olimpiku i Marsejes e Borusia e Dortmundit.
Sfidanti.al