Football Leaks publikon dokumenta qe krijojne re dyshimesh ne lidhje me administrimin e rregullit te Fair Play Financiar nga ana e UEFA ne lidhje me Paris Sen Zhermenin dhe Mancester Sitin. Kontratat e sponsorizimit me prapaveprim, analizat e injoruara te eksperteve, organet e kontrolleve te dribluara; jane dokumenta qe flasin per raportet e UEFA ne menyre te vecante me Paris Sen Zhermenin.
Protagoniste te kesaj ceshtjeje qe solli edhe nje denim te lehte per keto dy klube u bene ish presidenti i UEFA, Mishel Platini dhe presidenti aktual i FIFA qe ne ate kohe ishte sekretar i Pergjithshem i UEFA, Xhani Infantino. Mesohet se Qatari injektoi ne menyre te parregullt 1.8 miliarde Euro ne arkat e kampioneve te Frances.
Dokumentat dhe emailet e publikuara nga Der Spiegel i perkasin periudhes 2014-2016 me PSG qe beri tratativat me UEFA ne menyre private per te evituar aplikimin e Rregullit te Fair Play Financiar dhe protagoniste u bene Naser Al Kelaifi dhe Zhan Klod Blank. Dokumentat, emailet, transkriptimet e publikuara tregonin tenttativen e bere nga UEFA per te ndihmuar PSG e Mancester Sitin per perballimin e sanksioneve te parashikuara. Ne keto dokumenta zbulohej se Paris Sen Zhermeni ishte jashte parametrave me te pakten 215 milione Euro dhe se Al Kelaifi e Blank hyne ne tratativa sekrete me UEFA per te evituar perjashtimin nga evenimentet evropiane.
Dokumentet tregojne gjithashtu se PSG ushtroi presion mbi Platinine per te reduktuar gjoben nga 60 milione ne 20 milione Euro, qe eshte e njejta gjobe me te cilen u ndeshkua edhe Mancester Siti qe zoterohet nga emiret nga Abu Dabi. Por jo vetem kaq, mesohet se Infantino ka pranuar qe PSG te zbatoje kontrata sponsorizimi me prapaveprim per sezonin 2013-2014 ashtu sic beri edhe Mancester Siti. Te ardhurat e perfituara ne kete aspekt per te dy klubet ishin 4.5 miliarde Euro; 1.8 miliarde nga PSG dhe 2.7 miliarde nga Mancester Siti.
Nderkaq, Paris Sen Zhermeni u kunderpergjigj ndaj ketyre akuzave nepermjet nje komunikate per shtyp duke i mohuar ne menyre kategorike.
Sfidanti.al