Messi, te tjera telashe; akuzohet per pastrim parash

Nuk ka paqe per yjet e futbollit boteror. Listes se atyre qe kane disa probleme me ligjin i shtohet emri i Lionel Mesit. Sulmuesi i Barcelones akuzohet nga organet e drejtesise ne Argjentine per pastrim parash me ane te fondacionit te tij. Ne shenjestren e Prokurorise se Pergjithshme te vendit amerikanolatin ka perfunduar edhe babai i futbollistit, Horge Mesi qe hetohet per donacionet e marra nga Fondacioni Mesi.

Hetimet per Fondacionin Mesi nisen nga nje ish bashkepunetor i tij i cili foli per manovra te dyshimta me fondet e perfituara te cilat nuk u perdoren per projekte sociale ashtu sic e parashikonte statuti i fondacionit. Reagimi ndaj ketij lajmi ishte i menjehershem, pasi perfaqesuesit e futbollistit hodhen poshte te gjitha akuzat duke deklaruar se denoncimi i bere ishte i pabazuar.

Sfidanti.al