Nëse hedh sytë tek statistikat, shikon se “Zoja e Vjetër ishte për faqe të zezë në aspektin sulmues, edhe pse luante në fushën e vet. Natyrisht, mungesat ekzistonin sepse nuk ishin Dibala e Morata, por Juventusi është nga ata ekipe që ka investuar shumë dhe që mund të ketë në fushë kampionë të tjerë. Ekipi që luajti kundër Çelsit pati gjithçka, përveçse guximit për të sulmuar dhe ndonëse fitoi 1-0, nuk mund të thuhet se i ka ngrohur shumë tifozët. Një gol i Federiko Kiezës në 46’, 11” pas fillimit të pjesës së dytë, ishte i mjaftueshëm për tri pikët ndaj kampionëve të Europës, veçse loja mungoi. Çelsi gjuajti 14 herë drejt portës ndaj vetëm 6 të vendasve, pati 66 për qind të zotërimit të topit, pati kornet 8-0, dhe pasimet 786-301 (!!!). Natyrisht, ekipi i Alegrit u mbrojt fort, dhe këtë e bëri mirë aq sa Blutë e Londrës gjuajtën vetëm 1 herë në kuadrat, por gjithsesi Juventusi u duk ekip i vogël.
Ekip i madh mbetet Bajerni, edhe kur fiton edhe humb në Champions. Kjo, edhe kur u eleminua nga Paris SG vjet, edhe në fitoren 5-0 ndaj Dinamos së Kievit në “Alianc Arena” të Mynihut. Dy herë Robert Levandovski, dhe nga një Serg Gnabri, Leroi Sane dhe Çupo-Moting realizuan festivalin ndaj ukrainasve. Bajerni ka 6 pikë në grup me golaverazhin 8-0, ndërsa Barcelona është në prag të eleminimit pas humbjes 0-3 në Portugali me Benfikën.
Rezultatet
Grupi E: Bajern Mynih-Dinamo Kiev 5-0, Benfika-Barcelona 3-0.
Renditja: Bajern 6 pikë, Benfika 4, Dinamo Kiev 1, Barcelona 0.
Grupi F: Atalanta-Jang Bojs 1-0, Mançester Junajtid-Vijarreal 2-1.
Renditja: Atalanta 4 pikë, Jang Bojs 3, Mançester Junajtid 3, Vijarreal 1.
Grupi G: Salcburg-Lilë 2-1, Volfsburg-Sevilja 2-1.
Renditja: Salcburg 4 pikë, Sevilja 2, Volfsburg 2, Lilë 1.
Grupi H: Zenit Shën Peterburg-Malmoe 4-0, Juventus-Çelsi 1-0.
Renditja: Juventus 6 pikë, Çelsi 3, Zenit Shën Peterburg 3, Malmoe 0.
Sfidanti.al