Një njeri me përvojë, një njeri me klas, një njeri i futbollit. Ky është Zinedin Zidan, trajneri i Realit, që arriti deri në buzë të suksesit me një ekip me kaq shumë probleme e dëmtime, ndonëse lojtarët nuk i kanë munguar. Pas eleminimit të dhimbshëm, tekniku francez foli sportivisht, siç i takon një legjende si ai. “Çelsi e meritoi fitoren, – tha Zizuja, – ne duhet të pranojmë se ata merituan të fitonin. Ne luftuam fort, por ata e merituan gjithsesi. Lojtarët tanë që ishin sonte në fushë, ishin mirë fizikisht. Jam krenar për djemtë, ne e provuam, ne arritëm kaq lart, vetëm një ndeshje larg finales. Çelsi luajti një ndeshje të madhe, u kualifikua dhe duhet t’i themi “të lumtë”. Problemin e patëm në pasimet e fundit në sulm, ne nuk krijuam raste të pastër. Tani duhet të mendojmë për La Ligën. Nuk jemi të kënaqur, ishte goditje e rëndë, por do të dalim sërish në fushë e do të vazhdojmë punën”.
Sfidanti.al