Fitorja 6-2 e ndeshjes së parë i jep një farë sigurie Manchester United në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Europa League ndaj Romës. Problemet me tifozët e tij nuk do t’ia heqin përqendrimin skuadrës së Djajve të Kuq në fushën e lojës edhe pse trajneri Solskjaer pranoi se do të bëjë ndonjë ndryshim për sfidën që do të luhet në Olimpico.
‘Do të bëjmë ndryshime, por nuk e ndjejmë veten se kemi kaluar në finale-tha trajneri norvegjez në prag të ndeshjes me verdhekuqtë-Roma disa vite më parë e ka bërë një përmbysje në rezultat kundër Barcelonës’.
Edhe Manchester United është i detyruar të zhvillojë një tur forcë për shkak të kalendarit të ngjeshutr edhe pse ndeshjen e së dielës me Liverpool nuk e zhvillou për shkak të protestave të tifozëve kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer.
‘Kemi një staf te shkëlqyer,studiojmë ushqimin dhe rutinën e futbollistëve-tha Solskjaer-testojmë anën psikologjike të lojtarëve sepse duhet të luajnë 50 ndeshje në sezon, por duhet që të jemi fleksibël sepse në fillim të vitit nuk është se dihet kalendari i të gjitha impenjimeve sezonale’.
Sfidanti.al