Vajzat ia dolën dhe tani e kanë radhën djemtë. Femrat Blu të Londrës arritën një fitore të madhe 4-1 ndaj Bajernit të Mynihut duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori. Pas pak ditësh do të jenë djemtë e drejtuar nga trajneri Tomas Tuhel që do të përpiqen të sigurojnë kalimin në finalen e Championsit për meshkuj, kur të presin Realin në “Stemford Brixh” pas barazimit 1-1 në Madrid. Skuadra e vajzave të Çelsit, drejtuar nga trajnerja Ema Hajes, pati epërsi ndaj bavarezëve. Kërbi shënoi golin e parë, koreanojugorja Jo realize të dytin, danezja Pernilë Harder shënoi të tretin dhe Kërbi shtoi të katërtin në 95’. Bajerni kishte barazuar me Zadrazilin. Në gjysmëfinalen tjetër, Barcelona ia doli ndaj Paris SG, ndryshe nga djemtë e udhëhequr nga Lionel Mesi. Katalanaset triumfuan 2-1 pasi Martens shënoi dy herë në pjesën e parë. Finalja Çelsi-Barcelona do të luhet në 18 maj në Goteborg të Suedisë.
Sfidanti.al