Ajaksi fiton titullin e 35-të në Holandë, në një ndeshje “me tifozë”!

Themi kështu sepse me qindra e me mijëra ishin pranë stadiumit “Johan Krujf” ndërsa po luhen ndeshja mes ekipit të tyre të zemrës dhe Emenit. Ajaksi fitoi 4-0 dhe u shpall kampion i Holandës për herë të 35-të në histori, ndërsa policia u përpoq të ndalonte grumbullimin e publikut. Ishte mision i pamundur, edhe pse Holanda vazhdon të ketë masa kufizuese ndaj koronavirusit më të forta se vendet e tjera europiane. Me mijëra tifozë u gëzuan ndërsa shënoheshin golat, siç e tregon fotoja, duke ngritur dilemën nëse do të ishte më mirë që ata të ishin në tifozë, të kontrolluar e me distancë sesa të ngjisheshin në sheshin e në rrugët pranë Arenës së Amsterdamit. Timber, Haler, Rensh dhe Klasen ishin autorët e golave për “heshtëtarët” që kanë 79 pikë pas 31 javëve të Eredivizies, me 25 fitore, 4 barazime e vetëm 2 humbje, me 93 gola të shënuar e 21 të pësuar. Duhen edhe 3 javë deri në përfundim, ndërsa PSV i vendit të dytë ka 65 pikë.

Sfidanti.al