Familja e Mesit :Maradona nuk di më se çfarë nxjerr nga goja!

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona, e befasoi opinionin publik argjentinas, kur i adresoi Lionel Mesit disa kritika të ashpra. Vetëm para pak kohësh, Maradona e mori në mbrojtje Lionel Mesin, duke thënë se nuk duhet të ushtrohet i gjithë presioni mbi kurrizin e tij, por tani, sikuse duket, ai ka ndërruar mendim.
Maradona tha këto ditë se Mesi nuk mund të jetë lider, sepse ai shkon 20 herë në tualet para çdo ndeshjeje të rëndësishme! Mesi nuk e komentoi deklaratën e fundit të Diegos, por reaguan ashpër familjarët e afërt të Leos. Kushëriri i afërt i Mesit, Maksi Bianuçi, vuri në dukje se tani askush nuk e merr më seriozisht konsideratën e Maradonës, sepse atë e ka shkatërruar droga.
“Me të vërtetë dëshpërohesh, kur dëgjon se çfarë thotë Maradona për Mesin. Flet keq për të, kur ai e di fort mirë se Mesi është më i miri në botë. Droga e ka shkatërruar dhe tani ai nuk di më se çfarë nxjerr nga goja”, tha Bianuçi.
Sfidanti.al