Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të tij si trajner i monakos, Tierri Henri nisi punën e tij në këtë detyrë. 41 vjecari, ish futbollist i Arsenalit dhe Barcelonës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij, duke marrë përsipër një detyrë të vështirë duke parë situatën në të cilën ndodhet Klubi i Principatës në Ligue 1.
Henri zëvendësoi Leonardo Zhardim më stolin e Monakos që pas 9 javëve kampionat ndodhet në vendin e 18 të klasifikimit me vetëm 6 pikë të grumbulluara me një bilanc 1 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Henri do të nisë aventurën e tij si trajner i Monakos me ndeshjen ndaj Strasburgut që për momentin pozicionohet në vendin e 9 të renditjes.
Pas marrjes së kësaj detyre, Tierri Henri ka marrë një mesazh inkurajues nga trajneri i përfaqësueses franceze, Didier Deshamps, me 50 vjecarin që e ka nisur karrierën e tij si trajner pikërisht të Monako.
‘Sezoni im i parë ishte shumë i vështirë-tha Deshamps për AFP duke i uruar sa më shumë suksese Tierri Henri në karrierën e tij të re. Deshamps theksoi gjithashtu se ish sulmuesi i përfaqësueses franceze është gati për këtë detyrë dhe se i ka të gjitha aftësitë për t’u bërë një trajner i mirë.
sfidanti.al