Usain Bolt vazhdon të tërheqë vëmendjen në ambientet sportive edhe pse është tërhequr nga garat e atletikës. Rekordmeni botëror ka vendosur të ndërmarrë karrierën e futbollistit profesionist. Aktualisht Bolt po stërvitet me skuadrën e A League(kampionati australian i Futbollit), Central Coast Mariners me të cilën ka shënuar edhe dy golat e tij të parë në një ndeshje miqësore parasezonale.
Por duket se është dikush që kërkon që të sjellë në kontinentin evropian, fituesin e 8 medaljeve të arta olimpike në pistat e atletikës dhe bëhet fjalë për klubin maltez FC Valeta që duket se ka bërë edhe një ofertë për 32 vjecarin. Shefi Ekzekutiv i Valetës, Gaston Slimen tha për median australiane që klubi maltez po kërkon të shkruajë historinë e tij me sjelljen në kampionatin e vendit ishullor të Usain Bolt dhe se do të ishte dicka fantastike nëse ai do të luante edhe në finalen e kupës në 13 dhjetor
Lajmi që tashmë po bën xhiron e botës, nuk u konfirmua, por as nuk u mohua nga agjenti i Bolt, i cili do të vazhdojë stërvitjen me Mariners për një afat të pakufizuar kohe edhe pse nuk ka nënshkruar ende asnjë kontratë me këtë klub.
sfidanti.al