Lebron Xhejms fiton tifozët e LA Lakers, këndon e kërcen bashkë me Drake

Lebron Xhejms e gjeti mënyrën për të bërë për vete tifozët e Los Angeles Lakers pa e filluar aventurën e tij  me këtë skuadër në sezonin e ri të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. ‘the King’ ishte i pranishëm në të famshmin ‘staples Center’ ku Lakers zhvillon ndeshjet e saj, ku u zhvillua koncerti i reperit të famshëm Drake.

Basketbollisti që dallohet edhe për fanelën e tij me nr.23, shpërtheu totalisht gjatë këtij koncerti dhe arriti të ngjitej në skenë së bashku me këngëtarin për të treguar aftësitë e tij në këtë kënduar por edhe në të kërcyer. momenti ishte fantastik dhe Xhejms që y paraqit me kapele të kthyer mbrapsht e me një fanelë të lidhur në brez, duket se e shijoi këtë koncert e u argëtua jashtë mase, dicka që duket se e ndjenë edhe vetë të pranishmit në ‘Staples Center’.

sfidanti.al