Arda Turan e ka vënë në rrezik të madh jo vetëm karrierën si futbollist, por edhe lirinë e tij. Mesfushori i bashakshehirit që u përfshi në një sherr të madh në një lokal me këngëtarin Berkaj të cilin e kërcënoi edhe me pistoletë, rrezikon të dënohet me 12 vjet e 6 muaj burg. Mediat turke flisnin se shkaku i këtij sherri u bë bashkëshortja e këngëtarit, me të cilën mesfushorit turk filloi të flirtojë.
Akuzat që rëndojnë mbi futbollistin janë ato për plagosje, armëmbajtje pa leje dhe ngacmimi seksual. vetë turan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmoi pjesërisht historinë duke deklaruar se shkaku nuk ishte cështje nderi apo purifikimi.
Ndërkaq, Arda Turan po zbaton një tjetër ndëshkim; atë të disiplinës sportive. Mesfushori ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në sezonin e ri në kampionatin turk, pasi është i pezulluar me 10 ndeshje, një dënim ky që është reduktuar pasi fillimisht u pezullua me 16 ndeshje dhe e gjithë kjo pasi mesfushori shtyu arbitrin anësor gjatë një ndeshjeje në futbollin turk.
sfidanti.al