E diela është e derbit të famshëm të futbollit italian mes Interit e Milanit, por këtë radhë kjo sfidë i tejkalon limitet sportive dhe kjo për shkak të atyre që kanë marrë kontrollin e të dy klubeve milaneze. Në fakt nuk janë të paktë ata që flasin edhe për një përballje të dy superfuqive, Kinë e SHBA që së fundmi kanë pushtuar mediat botërore për luftën tregtare që kanë shpallur me njëra tjetrën pas tarifave të presidentit Donald Trump.
Epoka e Moratit dhe Berluskonit tashmë është pjesë e arkivës së historisë së këtij derbi, pasi aktualiteti ka ngjitur në skenë kompaninë Suning dhe Elliot Managment. Kompania industriale nga Nanchino arrin të arkëtojë 63 miliardë Dollarë, ndërkohë që Elliot Managment administron 34 miliardë Dollarë.
Derbi i së dielës është edhe ai Zhang Jindong dhe Paul Singer. I pari është i 85 në klasifikimin e personave më të pasur në botë me 16 miliardë dollarë, ndërsa Singer është i 822 me një pasuri prej 2.8 miliardë Dollarësh. me pak fjalë, Derbi i madoninnës do të luhet në fushën e gjelbër të futbollit, por edhe në atë të financave të padronëve të klubeve nga Kina e SHBA, mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë.
sfidanti.al